Supersfida e sotme e Kategorisë së Parë, Skënderbeu-Dinamo përplasin “brirët”

Kategoria e Parë ditën e sotme ka rezervuar një supersfidë për javën e dytë të saj.

Në fushën e lojës ditën e sotme do të zbresin dy skuadra që sezonin që kaloi garuan në “Abissnet Superiore, ndërsa këtë sezon të dyja do të garojnë në një kategori më poshtë, teksa synojnë ngjitjen sa më shpejt në Superiore.

Duke nisur që nga ora 17:45 ujqërit e dëborës dhe blutë e kryeqytetit do të përplasin “brirët” mes tyre për 3 pikët.

Dinamo do të kërkojë fitoren e dytë, ndërsa nga krahu tjetër Skënderbeu do të tentojë të sigurojë fitoren e parë për këtë sezon.


Shtuar 11.09.2022 11:26