Superliga, Ancelotti: 12 klube ishin gabim, Champions është gara më e mirë në botë

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti ka pranuar se është befasuar nga kompeticioni që u prezantua pak ditë më parë por që u “shkërrmoq” shpejt, “European Super League”.

Superliga Evropiane fillimisht e formuar nga 12 gjigantë evropianë u suspendua, ngase klubet u larguan pas ‘kërcënimeve’ të mëdha të UEFA-së dhe FIFA-së, si dhe dëshirës së tifozëve.

Everton gjithashtu ishte kundër Superligës Evropiane, derisa Ancelotti ka zbuluar cili ishte gabimi i 12 klubeve.

“Ishte ditë e çuditshme për çdo mbështetës të futbollit. Isha i befasuar. Dëgjova për Superligën para disa muajve, por isha i sigurt se nuk do ndodhte”.

“Ata ishin gabim. 12 klubet ishin gabim. Mendoj se nuk konsideruan dy opsione shumë të rëndësishme. Një pjesë është për lojtarët dhe trajnerët dhe pjesa tjetër mbështetësit. Nuk e morën këtë opsion në konsideratë”.

“Nëse je i mirë luan futboll dhe bëhesh profesionistë. Nëse nuk je, nuk je profesionistë. Nëse je më e mirë se skuadra tjetër, duhet të fitosh dhe të luash në garat më të mira. Nuk mendoj se e morën këtë konsideratë dhe ata ishin gabim”.

“Të gjithë duan ta bëjnë Ligën e Kampionëve më garuese. Kjo është për siguri. Liga e Kampionëve është gara me e mirë në botë, nis të jetë emocionuese nga marsi, por mund të jetë emocionuese nga shtatori ose tetori”.

“Gjëja më e rëndësishme mbetet pjesa e meritave sportive”, deklaroi ai.

Dje, Florentino Perez bëri të ditur se Superliga Evropiane ende nuk është mbyllur dhe klubet që thuhet që kanë dhënë dorëheqje janë ende pjesë e saj

 


Shtuar 22.04.2021 15:07