Supergoli i futbollistit të Parmës ndaj Juventusit, Ronaldo nuk është për mur (VIDEO)

Juventus ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Parmës në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Serie A.

Por skuadra e Parmas i shënoi një gol të bukur ekipit bardhezi. Në minutën e 25’ ishte Brugman i cili realizon nga goditja e dënimit.

Reagime negative pati për Cristiano Ronaldon. Ylli portugez ishte në muri gjatë goditjes së Brugman por shihet teksa mbyll sytë dhe vendos bërrylat në ftyrë.


Shtuar 22.04.2021 10:51