Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon një formë të mirë në La Liga. Sulmuesi “Dardan” sapo shënoi golin e nëntë këtë sezon me Mallorca-n.
Shtatlarti ka kaluar në avantazh skuadrën e tij pas 13 minutave lojë ndaj Real Madrid.
Sulmuesi dardan realizoi një super gol me kokë, pas një krosimi në zonë nga Rodriguez. Ky është goli i dytë që Muriqi i shënon Real Madrid, pasi më parë i kishte shënuar në “Santiago Bernabeu”.