Rey Manaj ka rilindur të Silvasspor. Sulmuesi kuqezi ditën e sotme ishte protagonist absolut te skuadra turke, teksa gjeti dy herë rrugën e rrjetës. Manaj shënoi dopietë për 5 minuta duke i dhënë fiton në kampionat skuadrës së tij.
Golin e parë e shënoi nga pika e bardhe e penalltisë, ndërsa realizimi i dytë ishte një super gol. Një përformancë e shkëlqyer nga 26-vjeçari, i cili nga “Sofascore” ëhstë vlerësuar me notën maksimale, 9.1.
Ish-lojtari i Watford ka gjetur vetën në kampionatin turk, teksa në 17 ndeshje ia ka dalë të shënojë 11 gola. Është sulmuesit më produktiv në këtë sezon bashkë me Ernest Muçin dhe Sokol Cikalleshin.
Ish-i i Tiranës ka shënuar 9 gola dhe ka dhuruar 2 asiste në 34 ndeshje me Legian, ndërsa kavajasi ka gjetur rrugën e rrjetës në 8 herë dhe 2 raste ka asistuar për shokët në 15 ndeshje të luajtura me Konyaspor.
Me siguri pas përformancave të tilla me Silvasspor, Sylvinho po mban “shënime” për sulmuesin. Tashmë kthen një sy edhe nga lushnjari, i cili ka hedhur kandidaturën për një vend për në Euro 2024. /newsport.al/