Elye Wahi, sulmuesi i Bregut të Fildishtë që aktualisht është pjesë e Kupës së Botës 2026, raportohet se është arrestuar nën dyshimet për përfshirje në një rast të mundshëm të manipulimit të ndeshjeve, më pak se dy javë përpara se turneu të niste.
The Athletic ka raportuar se futbollisti 23-vjeçar u ndalua nga policia franceze më 29 maj. Ai ishte titullar edhe në triumfin 1-0 të Bregut të Fildishtë ndaj Ekuadorit më 15 qershor.
Të lidhura
None found
Sipas hetimeve, dyshimet lidhen me një karton të verdhë që Ëahi dyshohet se e kishte marrë me qëllim në një ndeshje ndaj Metzit, në periudhën kur ai luante si i huazuar te Nice gjatë sezonit 2025/26 në Ligue 1.
Burime pranë çështjes kanë bërë të ditur se procedurat hetimore janë ende në vijim, por kjo nuk e ka ndaluar lojtarin që të udhëtojë dhe të aktivizohet në Kupën e Botës.
Arrestimi ndodhi pak pasi Wahi kishte shënuar dy herë kundër Saint-etienne, duke kontribuar që Nice të siguronte qëndrimin në elitën e futbollit francez.
Pas arrestimit, ai udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara për Botërorin 2026 dhe nuk hasi pengesa për hyrjen në vend, pasi deri në këtë fazë ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë zyrtare.
Në një prononcim për The Athletic, zyra e prokurorit publik në Marseille e konfirmoi ndalimin e lojtarit.
“Ne mund të konfirmojmë se një futbollist 23-vjeçar, që garon në Ligue 1 të Francës, u arrestua më 29 maj në kuadër të një hetimi të hapur nga Prokuroria e Marseille për dyshime mbi mashtrim të organizuar, korrupsion sportiv të organizuar, posedim të të ardhurave nga aktivitet kriminal dhe pastrim parash”, thuhet në deklaratë.
Megjithatë, autoritetet franceze ende nuk kanë paraqitur akuza formale ndaj Ëahit, ndërsa rasti vazhdon të mbetet nën hetim.
