Ndeshja miqësore mes Rusisë dhe Paraguajt e cila ishte planifikuar që të zhvillohej ditën e hënë, është anuluar. Kjo ka ardhur për shkak të sulmit terrorist në Krasnogorsk, në periferi të Moskës.
Nga ky sulm terrorist mbetën të vdekur mbi 60 civilë. Ndërsa lajmin për anulimin e ndeshjes së futbollit Rusi – Paraguaj e ka bërë të ditur vete Federata Ruse e Futbollit me anë të një komunikimi zyrtar, ku shkruan:
“Për shkak të sulmit terrorist të ndodhur në Krasnogorsk, Federata Ruse e Futbollit dhe Federata e Futbollit të Paraguajt vendosën të anulojnë ndeshjen miqësore ndërmjet ekipeve kombëtare respektive. Palët kanë rënë dakord që ndeshja të mund të zhvillohet në një moment të dytë. Tifozët që kanë blerë biletat për ndeshjen, do të mund të marrin rimbursim të plotë. Gjithashtu do të publikohen informacione për procedurën e kthimit të biletave të blera.”