Loriana Kuka, një emër i njohur në sportin e xhudizmit, vazhdon të na bëjë krenarë.
Këtë herë ajo “rrëmbeu” medaljen e artë në European Open në Sarajevë, teksa mposhti në finale italianen Linda Politi, në kategorinë 78 kg.
Gjithashtu në vitin 2020, xhudistja Kuka ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos, në Pragë. Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e ka cilësuar këtë fitore si një arritje dhe dëshmi e vajzave Kosovare në sportin e xhudizmit.
“Loriana Kuka ka shkëlqyer në Pragë si medaliste e bronztë e Evropës, në kategorinë 78 kilogramë të xhudos kundër italianes Giorgia Stangherlin, gjë që dëshmon edhe njëherë kapacitetin e vajzave të Kosovës në këtë sport”, ka shkruar Dumoshi./ h.ll/albeu.com