Strakosha: Jemi një ekip i bashkuar, duhet të gjejmë qetësinë

Thomas Strakosha, portieri i Lazios, ka folur për mikrofonat e Lazio Style Channel pak minuta para ndeshjes kundër Sassuolos:

“Sot presim një lojë të vështirë, do të duhet të qëndrojmë në rrugën e duhur sepse Sassuolo është i rrezikshëm në çdo situatë. Nuk do të ketë lojtarë të rëndësishëm, por ne kemi një skuadër të shkëlqyer me shumë lojtarë që presin radhën e tyre për të bërë mirë.

Ne duhet gjithmonë të punojmë në mbrojtje, duhet të gjejmë besim dhe qetësi”./h.ll/albeu.com


Shtuar 12.12.2021 17:30