Strakosha e “bën baltë”, realizon autogol në humbjen e Lazios (VIDEO)

Me autogolin e portierit shqiptar të Lazios Thomas Strakosha, Galatasaray e ka fituar ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Ndeshja u zhvillua të enjten dhe i takoi Grupit E.

Strakosha shënoi autogol në tentim për ta larguar topin mbi portë në minutën e 67-të.

Titullar te Lazio ishin portieri Strakosha dhe mbrojtësi Elseid Hysaj, kurse Vedat Muriqi në stol.

Muriqi në minutën e 56-të u inkuadrua në fushë.


Shtuar 16.09.2021 21:32