AEK-u i Athinës ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti 4-0 Levski Sofian në takimin e kthimit të play-offit. Përballja e parë, e zhvilluar në Bullgari, ishte mbyllur pa gola.
Të lidhura
None found
Dy lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha dhe Stavros Pilios, dhanë kontributin e tyre në suksesin e rëndësishëm të ekipit grek. Të dy ishin titullarë dhe qëndruan në fushë gjatë gjithë ndeshjes.
Skuadra athinase e vendosi praktikisht kualifikimin që në 45 minutat e para, kur realizoi tri herë. AEK-u shtoi edhe një gol në pjesën e dytë, duke e përmbyllur takimin me rezultatin e thellë 4-0.
Ky kualifikim përbën një tjetër arritje të rëndësishme për Strakoshën në aventurën e tij evropiane me fanellën e AEK-ut.
Portieri shqiptar konsiderohet një nga futbollistët kryesorë të skuadrës së Athinës. Edhe Pilios ka mbajtur një rol me peshë në formacion, veçanërisht në krahun e majtë të repartit mbrojtës.
Falë kësaj fitoreje, AEK-u rikthehet në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve dhe siguron një vend për sezonin e ri mes ekipeve më të mira të Evropës.
