STATISTIKË/ Messi ka më shumë gola sesa skuadra e Getafes

Barcelona do të luaj sonte përballë Getafes, për javën e 31 të La Liga-s.

Lionel Messi është golashënuesi më i mirë në La Liga këtë sezon me 23 gola, ndërsa e gjithë skuadra e Getafe këtë sezon ka shënuar 22.

Getafe barazoi në ndeshjen e fundit ndaj Real Madrid dhe sonte do të kërkojë që të marrë pikë edhe ndaj Barcelonës.

Madje, ndeshja e fundit e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar në të mirë të ekipit nga Madridi, 1-0 më 17 tetor të viti 2020.

Në anën tjetër, Barcelona kërkon të arkëtojë pikët e plota në mënyrë që të qëndrojë në garë për titull.


Shtuar 22.04.2021 10:08