Statistika impresionuese të Salah, më shumë gola se gjysma e skuadrave të Premier League

Mohames Salah padyshim ishte lojtari i ndeshjes në fitoren historike ndaj Manchester United mbrëmjen e djeshme duke shënuar një het-trik.

Egjiptiani është bërë lojtari i parë në historinë e Premier League që shënon tre gola  ndaj United në “Teatrin e Ëndrrave”.

Në ndeshje në Premier League, Salah ka shënuar 10 gola dhe pesë asiste.

Nëse bëjmë një krahasim, anësori i Liverpool ka shënuar më shumë gola se 8 skuadra të tjera nga 19 që janë në total.

Gjithashtu Salah theu edhe rekordin e Drogba duke u bërë golashënuesi më i mirë afrikan në historinë e Premier League. /albeu.com


Shtuar 25.10.2021 10:20