Edicioni i ri i Kategorisë së Parë nisi fundjavën e kaluar, me të gjashtë ndeshjet e javës së parë që u zhvilluan sipas programit.
Të lidhura
None found
Pas analizimit të paraqitjeve në këto sfida, teknikët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës, të ndërtuar me skemën 1-3-4-3.
Marin Staniç i Pogradecit është vendosur në portë. Treshja e mbrojtjes përbëhet nga Musa i Ilirisë, Aurel Marku i Bylisit dhe Atanda i Sopotit.
Në linjën e mesfushës janë përfshirë Hetem Lushaj nga Flamurtari, Matheus Alison dhe Kristi Bespallov nga Kukësi, si edhe Abdul Latif i Ilirisë.
Tridenti ofensiv plotësohet nga Nimet Spahiu i Korabit, Manfredas Ruzgis i Besës dhe Dejvid Kapllani i Kastriotit.
Çmimi i trajnerit më të mirë të javës së parë i është atribuar Bledi Kadiut të FK Kukësit, sipas vlerësimit të teknikëve të ekipeve kombëtare.
