Liverpuli e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri teksa ditën e sotme triumfuan në shtëpinë e tyre 2-0 përballë Bërnlejt në sytë e tifozëve të tyre.
Skuadra e Klop ishte dominuese gjatë gjithë takimit duke realizuar nga një gol për pjesë. Diego Zhota i dha avantazhin skuadrës së tij pas vetëm 18 minutash lojë duke realizuar pas një asisti të Tsimikas.
Në minutën e 27-të Salah u bë protagonist duke shënuar golin e dytë, por gjyqtari e anuloi për pozicion jashtë loje vetëm pasi u konsultua me VAR-in.
Në minutën e 69-të të takimit, Sadio Mane realizoi të dytin për redsat pas një aksioni fantastik të nisur nga këmbë e mbrojtësit Van Dajk. Liverpuli merr vendin e parë pas dy javësh kampionat me 6 pikë të plota në dy ndeshje të luajtura.