Me Niko Uilliams dhe Lamine Jamal nga krahët skuadra e Spanjës duket se ka një marsh më shumë… praktikisht fluturon.
Nga ana tjetër qëndron Anglia e lodhur e Sauthgejt. “Tre luanët” gjatë të gjithë Europianit kanë treguar lojë të ngadaltë dhe disa prej lojtarëve duken larg formës së tyre më të mirë fizike.
Për finalen e nesërme (14 korrik) një e dhënë tregon qartë se mes Spanjës dhe Anglisë ka një diferencë të ndjeshme sa i përket numrit të minutave të lojtarëve në fushë.
Në këtë të dhënë ndikon shumë autoriteti i iberikëve, të cilët i lejuan vetes që të pushonin në ndeshjen e tretë në grup, atë të luajtur përballë Shqipërisë, e cila praktikisht u përballë me Spanjën B.
Minutat e luajtura nga titullarët e Spanjës dhe Anglisë në Euro 2024:
Unai Simón vs. Pickford –> 480 vs. 600
Carvajal vs. Walker –> 381 vs. 600
Le Normand vs. Stones –> 360 vs. 600
Laporte vs. Guéhi –> 436 vs. 480
Cucurella vs. Trippier –> 456 vs. 454
Rodri vs. Rice –> 476 vs. 600
Fabián vs. Mainoo –> 453 vs. 300
Yamal vs. Saka –> 418 vs. 546
Bellingham vs. Olmo –> 341 vs. 581
Nico Williams vs. Foden –> 406 vs. 533
Morata vs. Kane –> 386 vs. 545
Totali –> 4.593 vs. 5.839