Spalletti vlerëson lart Zhegrovën: Përtej golit fantastik, më impresionoi sjellja e tij

Edon Zhegrova po spikat te Juventusi gjatë përgatitjeve parasezonale, ndërsa një tjetër paraqitje e shkëlqyer erdhi në miqësoren e zhvilluar në Hong Kong, ku bardhezinjtë mposhtën Chelsean me rezultat 1-0.

Futbollisti i Kosovës vendosi fatin e ndeshjes duke realizuar golin e vetëm pas asistimit të Kenan Yildiz. Loja e tij mori vlerësimin më të lartë edhe nga trajneri Luciano Spalletti.

Të lidhura

None found

Tekniku italian bëri të qartë se, krahas golit, atij i kishte lënë përshtypje edhe përkushtimi i Zhegrovës dhe sjellja që tregoi përgjatë gjithë takimit.

“Zhegrova realizoi një gol fantastik, por mbi të gjitha kishte rëndësi paraqitja dhe qëndrimi që mbajti gjatë tërë ndeshjes”, u shpreh Spalletti.

“Në disa raste e humbi topin, por gjithashtu dëshmoi aftësitë e tij sa herë që e kishte atë në këmbë. Një lojtar duhet të punojë vazhdimisht për t’u përmirësuar dhe për t’u bërë më i fortë”, deklaroi trajneri italian.

Falë golit dhe disa momenteve të bukura të krijuara gjatë sfidës, organizatorët e zgjodhën Zhegrovën si lojtarin më të mirë të ndeshjes.

Edhe Juventusi i kushtoi vëmendje të veçantë paraqitjes së reprezentuesit të Kosovës. Në kanalet zyrtare të klubit u publikuan disa video nga momentet e tij më të mira, përfshirë driblimet, aksionet individuale dhe golin që përcaktoi rezultatin kundër Chelseat.

Për 27-vjeçarin, kjo ishte një tjetër paraqitje bindëse në prag të sezonit të ri. Ai po siguron gjithnjë e më shumë besimin e Spallettit, pavarësisht spekulimeve të fundit që lidhen me të ardhmen e tij.

Turneu parasezonal i Juventusit do të vijojë më 8 gusht me një tjetër miqësore prestigjioze, këtë herë kundër Interit. Zhegrova pritet të marrë sërish mundësinë për të dëshmuar formën e shkëlqyer të shfaqur gjatë javëve të fundit.


Shtuar 5.08.2026 17:05

holiganbetElexbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet