Southgate me dhimbje koke, Anglia pa pesë lojtarë të lënduar dhe katër që nuk kanë arritur ende në kampin stërvitor

Bukayo Saka dhe John Stones do të mungojnë në miqësoren e Anglisë kundër Bosnje-Hercegovinës nesër (e hënë), ndërsa kapiten do të jetë Kieran Trippier.

Harry Maguire, Luke Shaw dhe Anthony Gordon gjithashtu nuk do të jenë të disponueshëm për ndeshjen e parë në Euro 2024, duke e lënë përzgjedhësi Gareth Southgate me dhimbje koke.

Stones dhe Saka u stërvitën me skuadrën sot, por do të mungojnë në miqësoren në “St James’ Park”.

Maguire dhe Shaw janë shqetësime serioze përpara Euros në Gjermani. I pari humbi pesë javët e fundit të sezonit, ndërsa Shaw gjithashtu ka probleme.

Ndërkohë, Gordon humbi ndeshjen e fundit të sezonit të Newcastle për shkak të një dëmtimi në kyçin e dorës dhe nuk është kthyer ende.

Ndërkohë, Harry Kane nuk do të fillojë kundër Bosnje-Hercegovinës edhe pse u stërvit gjatë gjithë javës, por kishte humbur dy ndeshjet e fundit ndaj Bayern Munich për një dëmtim të shpinës. Trippier është vendosur të jetë kapiten i ekipit për miqësoren e parë.

Kobbie Mainoo, Kyle Walker dhe Phil Foden nuk janë paraqitur ende në kamp pas finales së FA Cup të fundjavës së kaluar, ndërsa Jude Bellingham do të jetë një tjetër lojtar që do të arrijë në kamp më vonë.

Anglia do të përballet me Islandën të premten në ndeshjen e fundit përgatitore përpara se të udhëtojë në Gjermani, ku e nis me Serbinë më 16 qershor.

Southgate nuk po shqetësohet për mungesat dhe ata që ende nuk kanë ardhur.

“Kufizimet janë reale. Katër ose pesë nuk janë ende me ne. Por kjo është normale. Ne nuk kishim asnjë lojtarë në Katar deri pesë ditë para ndeshjes së parë”, ka thënë Gareth Southgate.

Kujtojmë se ndeshja mes Anglisë dhe Bosnjë e Hercegovinës do të luhet nesër (e hënë) me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/


Shtuar 2.06.2024 21:04