“Sot u kënaqa si fëmijë”, Suarez me mesazh të “koduar”

Urugurai fitoi me rezultat minimal 1-0 përballë Perusë, fitore kjo që i jep kombëtares uruguraine edhe një biletë për në kampionatin Botëror të “Katar 2022”.

Me Urugurain luajti edhe Luis Suarez i cili pas kësaj ndeshje dha sinjale largimi nga kombëtarja pas “Katar 2022”, teksa u shpreh se e ka shijuar në maksimum këtë sfidë.

“Sot u kënaqa si fëmijë duke luajtur praktikisht ndeshjen time të fundit kualifikuese me ekipin kombëtar. Duhet t’u jemi mirënjohës ish-trajnerit Tabarez dhe stafit të tij teknik. Jemi shumë mirënjohës për atë që mjeshtri i ka dhënë kombëtares”, deklaroi “El Pistolero”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 26.03.2022 07:56