Sot pritet që Muriqi të kompletojë kalimin e tij te Mallorca

Sulmuesi kosovar i Lazios Vedat Muriqi pritet që sot të kompletojë transferimin e tij te skuadra spanjolle Mallorca, pasi që akordi mes dy klubeve ekziston.

Siç është raportuar sot nga “La Lazio Siamo Noi”, Lazio dhe Mallorca kanë arritur marrëveshje huazimi për Muriqin me vlerë një milionë euro, me opsionin për ta blerë për 12 milionë euro.

Muriqi pritet që të zbarkojë sot në Palma de Mallorca për të kompletuar testet mjekësore me klubin spanjoll, ku më pas edhe do të nënshkruajë kontratën e tij si lojtar i Mallorcas.

Sulmuesi kosovar dështoi që ta impresiononte trajnerin Maurizio Sarri këtë sezon, ku në 15 paraqitje në të gjitha garat për Lazion, nuk ka arritur të shënoj asnjë gol, ndërsa ka regjistruar vetëm një asistim.


Shtuar 29.01.2022 16:49