Sommer pret penallti, Interi merr tri pikë të mëdha ndaj Fiorentinës

Interi ka shënuar fitore shumë të madhe si mysafir i Fiorentinës me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 22-të në Serie A.

Ndeshja nisi me raste nga të dyja palët dhe për pasojë goli nuk vonoi shumë dhe erdhi.

Zhvillohej minutën e 14-të, kur Kristjan Asllani asistoi te Lautaro Martinez i cili me kokë shënoi për 1-0.

Edhe pas golit nuk munguan rastet, ku Fiorentina rrezikoi me Giacomo Bonaventuran, por Yann Sommer bëri pritje të bukur.

Në pjesën e dytë, ishte Interi që e nisi më mirë dhe shënoi në minutën e 64-të, me Marko Arnautovic, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Në minutën e 74-të, Fiorentina fitoi penallti, pasi u rishikua rasti në VAR.

Nicolas Gonzalez gjuajti nga pika e bardhë, por që Yann Sommer arriti të pret goditje.

Deri në fund, nuk kishte më gola të tjerë dhe Interi me këtë fitore more pozitën e parë në renditje me 54 pikë, një më shumë se sa Juventusi, por që zikatërit kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/


Shtuar 28.01.2024 23:45