Solskjaer i zhgënjyer nga Rashford: Duhet të fokusohet tek futbolli nëse dëshiron të rritet

Manchester United por edhe përfaqësuesja angleze pritnin shumë nga Marcus Rashford.

23-vjeçari ende nuk nu bënë pjesë ne formacionin titullar tek Manchester United.

Në dy sezonet e fundit , Rashford ka rënë në sy më shumë për veprimtaritë e tij jasht fushave se sa në to.

Jashtë futbollit sulmuesi ka kontribuar shumë në bamirësi por mesa duket fokusi në futboll I ka humbur.

Tekniku Solskjaer i ka admiruar veprimtaritë e tij bamirëse për të luftuar varfërinë, por i bënë thirrje të fokusohet tek e ardhmja e tij si futbollist.

“Unë e vlerësoj shumë veprimtarinë e tij jashtë futbollit, pasi janë të paktë njerëzit që e bëjnë këtë gjë.megjithatë për moshën që ka, duhet të kthejë prioritetin nga futbolli, pasi është në moshën e duhur që të arrijë pjekurinë që kërkohet. Në presim që ai të bëhet protagonist edhe në fushën e lojës, pasi vitet ikin dhe më vonë mund të mos ketë më kohë të arrijë nivelin që të gjithë presim prej tij”, u shpreh Solskjaer.

Marcus Rashford ka luajtur 279 ndeshje me “Djajtë e Kuq” dhe ka shënuar 88 herë.


Shtuar 16.10.2021 10:07