Solskjaer dështon përsëri, Manchester City fiton me rezultatin 2-0 (VIDEO)

Manchester United ka pësuar një tjetër humbje në shtëpi. Solskjaer nuk arriti të fitonte betejën  me Guardiolën.

Manchester City shënoi golin e parë në minutën e 7’ pas një krosimi të vështirë nga ana e Cancelo ku u përplas në këmbët e Bailly e më pas përfundoi në rrjetë.

Pak sekonda në përfundimin e pjesës së parë City dyfishon rezultatin me anë të B.Silva. Goli erdhi përsëri nga këmbët e Cancelo.

Pjesa e dytë ishte pa gola por totalisht e kontrolluar nga ekipi I Guardiolës I cili merr një fitore shumë të rëndësishme. Manchester United ishte totalish pa busull në fushën e lojës , tashmë Solskjaer rrezikon me të vërtetë shkarkimin.

Manchester City ngjitet në vendin e dytë me 23 pikë ndërsa United qëndron në vendin e pestë me 17 pikë./h.ll/albeu.com


Shtuar 6.11.2021 15:29