Sokol Cikalleshi shënon përsëri në Turqi, bëhet lojtari i huaj me më shumë gola te Konyaspor

Sokol Cikalleshi ka arritur të shënojë një gol të rëndësishëm në ndeshjen e sotme në kampionat. Pjesa e parë mes Pendikspor dhe Konyaspor është mbyllur me shifrat 0-1.

Nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 14, Cikalleshi dërgoi topin në rrjetë. Ky ishte një gol historik, pasi shqiptari kalon në kuotën e 27 golave të shënuara me fanellën e Konyaspor në kampionat dhe bëhet lojtari i huaj që ka realizuar më tepër me këtë ekip.


Shtuar 3.03.2024 13:43