Sokol Cikalleshi shënon gol dhe shmang humbjen e Konyaspor

Konyaspor ia doli të merrte një pikë shumë të rëndësishme ndaj Karagumruk, në barazimin 1-1. Në takimin e luajtur në Konya Buyuksehir Belediye Stadium (Konya), të parët kaluan në avantazh Karagumruk me Yalcin në fillimin e pjesës së dytë.

Në fundin e ndeshjes, Sokol Cikalleshi ekzekutoi saktë një penallti, duke dërguar shifrat në 1-1. Sulmuesi shqiptar nuk fali nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke treguar klasin e tij.

Sokol Cikalleshi kështu takohet për herë të katërt me golin, në 9 ndeshje kampionat. Më parë, ai ka luajtur për Basaksehir dhe Ankaraspor.


Shtuar 5.11.2023 18:09