Sokol Cikalleshi largohet nga Konyaspor

Sokol Cikalleshi nuk është më pjesë e skuadrës së Konyaspor. Është klubi turk që gjatë ditës së sotme ka njoftuar ndarjen me sulmuesin shqiptar me një njoftim në rrjetet sociale.

Në njoftimin e klubit ndër të tjera thuhet: “Dëshirojmë të falenderojmë Cikalleshin, i cili ka mbajtur veshur fanellën e skuadrës sonë që nga sezoni 2020-21, i cili ka marrë titullin ‘Golashënuesi më i mirë i huaj në Super League’. I urojmë suksese në karrierë, i cili djersiti fanellën për 111 ndeshje”.

Cikalleshi, i cili luajti 111 ndeshje me ekipin e Konias në 4 sezone, shënoi 30 gola dhe kontribuoi me 11 asistime, si dhe mban titullin e lojtarit të huaj që ka shënuar më shumë gola në historinë e Konyasporit.


Shtuar 23.08.2024 19:20