Dy lojtarë të rëndësishëm kanë pësuar dëmtime muskulore, duke sjellë telashe për kampionët në fuqi të Anglisë.
Bëhet fjalë për Florian Virc, i cili do të mungojë këtë fundjavë për shkak të një dëmtimi muskulor, ndërsa gjithashtu edhe Konor Bradli pritet të qëndrojë jashtë për rreth tre javë.
None found
Trajneri Arne Slot, para ndeshjes së sotme me Notingemin, ka konfirmuar se Virc pritet të rikthehet më shpejt se Bredli, por të dy lojtarët do të mungojnë në ndeshjet e ardhshme në kampionat e Champions, duke lënë boshllëqe të ndjeshme në formacionin e teknikut holandez.Ndërkaq, ylli egjiptian Mohamed Salah pritet të shënojë një tjetër moment historik këtë fundjavë, duke bërë paraqitjen e tij të 300- të në Premier Ligë me fanellën e Liverpulit.
Ky moment e forcon edhe më shumë statusin e Salah, si një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë së “Reds”, duke u renditur pranë emrave legjendarë të klubit.
Me këtë arritje, Salah bëhet lojtari i pestë në historinë e klubit që arrin këtë shifër, duke iu bashkuar ikonave të mëdha të “Reds”.
Sulmuesi anësor portugez i Chelseat, Pedro Neto, thuhet se ka arritur marrëveshje për një transferim gjatë kësaj vere te Al…
Një tërmet me magnitudë 5.0 ka goditur gjatë natës zonën e Granadës, në jug të Spanjës. [...]Read More...
Një muaj paraburgim ka caktuar Gjykata Themelore e Prishtinës për Skender Llugiqin, të dyshuarin që bëri thirrje për pushkatimin e…
Partitë opozitare kanë vendosur të ndërmarrin aksione të ndryshme që t’i bëjnë presion fituesit të zgjedhjeve që të thërras seancë…
Barcelona thuhet se është afër të finalizojë transferimin e madh të verës, Rodrin nga Manchester City.Në një zhvillim pozitiv, eksperti…
Ndryshimeve klimatike po godasin me të gjithë forcën e tyre edhe Gjermaninë. Në rajonin Eifel të Gjermanisë Perëndimore, banorët e…