Pedro Neto, sulmuesi anësor portugez i Chelseat, raportohet se ka rënë dakord për t’u transferuar këtë verë te Al Hilal, skuadër e Superligës së Arabisë Saudite.
Gazetari Sacha Tavolieri bën të ditur se klubi saudit ka gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin e Chelseat për kushtet personale të marrëveshjes së mundshme.
None found
Pasi Neto dha miratimin e tij, Chelsea është treguar i gatshëm të shqyrtojë shitjen e reprezentuesit portugez gjatë afatit aktual të transferimeve.
Për ta lejuar largimin e tij, klubi londinez kërkon afërsisht 60 milionë euro, një shumë që nuk pritet të përbëjë pengesë për Al Hilal.
Bisedimet mes dy klubeve janë ende në zhvillim, ndërsa drejtuesit e Al Hilal besojnë se mund të arrijnë marrëveshjen përfundimtare me Chelsean dhe ta zyrtarizojnë transferimin në ditët e ardhshme.
Gjatë ditëve të fundit, Neto është përfolur gjithashtu për një kalim te dy rivalët e Chelseat, Arsenali dhe Manchster City.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka bërë një bilanc të punonjësve të policisë të lënduar gjatë…
Përplasjet e ashpra përpara godinës së Kryeministrisë po vazhdojnë me intensitet të lartë, ndërsa mjetet e blinduara të policisë po…
Situata në protestën e sotme vijon të jetë e tensionuar, me përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë. Sipas pamjeve…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka bërë një bilanc të punonjësve të policisë të lënduar gjatë…
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shprehur mbështetjen e tij për homologun e tij në La Liga, Javier Tebas, pasi…
Situata në protestën e sotme vijon të jetë e tensionuar, me përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë. Sipas pamjeve…