Categories: sport

Barcelona pranë marrëveshjes për transferimin e Rodrit

Barcelona raportohet se është shumë pranë realizimit të goditjes së madhe të merkatos verore, duke transferuar Rodrin nga Manchester City.

Eksperti i transferimeve Matteo Moretto bën të ditur se klubi katalanas ka avancuar ndjeshëm në bisedimet me Manchester Cityn dhe palët po shkojnë drejt arritjes së marrëveshjes për mesfushorin.

Të lidhura

None found

Pas negociatave intensive, drejtuesit e Barcelonës synojnë që gjithçka të përfundojë brenda orëve të ardhshme. Vlera e operacionit pritet të kalojë 70 milionë euro, përfshirë bonuset.

Blaugranët dëshirojnë t’i mbyllin sa më shpejt të gjitha procedurat, në mënyrë që fituesi i Kupës së Botës me Spanjën të jetë i gatshëm për Trofeun Joan Gamper javën e ardhshme. Gjatë këtij eventi do të zhvillohet edhe prezantimi zyrtar i skuadrës për sezonin e ri.

Futbollisti 30-vjeçar, i cili u zgjodh lojtari më i mirë i Kupës së Botës 2026, ka pranuar një kontratë katërvjeçare me kampionët e La Ligës.

Sipas raportimeve të mediave, Rodri do të përfitojë 15 milionë euro në sezon te Barcelona. Kjo pagë do ta vendosë atë në të njëjtin nivel me Lamine Yamalin si futbollisti më i paguar i skuadrës.

të fundit

Faton Ademi protagonist me dy gola, Kosova U21 dominon San Marinon

Kombëtarja e Kosovës U21 ka shënuar fitore në udhëtim te San Marino, në kuadër të kualifikuesve për Kampionatin Evropian U21…

5 seconds ago

Jo në emrin tim” i kërkon Kryesisë së Kuvendit të përfshijë në agjendë Ligjin për Specialen

Edhe sonte, natën e nëntë më radhë qytetarët u mblodhën në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin…

1 minute ago

Alfa Romeo lëshon një tjetër pamje enigmatike për konceptin e ardhshëm

Alfa Romeo ka zbuluar një tjetër “pamje misterioze” për konceptin e saj të ri, i cili pritet të prezantohet në…

5 minutes ago

Bentley Torcal debuton me 876 kuaj fuqi dhe bateri për deri në 600 km

Bentley ka prezantuar Torcal-in, modelin e saj të parë tërësisht elektrik, i cili shënon një kapitull të ri për markën…

5 minutes ago

Honda nxjerr në treg hibridet e rinj vitin e ardhshëm, CR-V hap rrugën

Pasi Honda anuloi në mënyrë spektakolare – dhe të papritur – planet për tre modele krejt të reja për tregun…

6 minutes ago

Plani Hapësinor 2040 në shënjestër të kritikave, “Zdrava Kotlina” paralajmëron rreziqe nga minierat e reja

Draft-Plani Hapësinor 2040 për Rajonin Planor Juglindor ka shkaktuar reagime në një pjesë të opinionit publik, veçanërisht lidhur me mundësinë…

15 minutes ago