Xhuliano Skuka është një nga sulmuesit që mbahet mend gjatë në Superiore, i cili ka arritur të shënojë gola fantastike me skuadrën e Partizanit. Aktualisht ish-i i Korabit ndodhet te skuadra e Maribo, ku eksperienca e tij nuk ka shkuar siç duhet.
25-vjeçari është në pronësi të Metz në Francë, teksa te Maribo është i huazuar, por në merkaton e janarit pritet të largohet nga skuadra sllovene. Në këto kushte rikthimi në Shqipëri është mëse i mundshëm.
Partizani është skuadra që e pret krahëhapur një nga ish-liderat e kuq, i cili është idhull i tifozerisë së kuqe. Kryeqytetasit janë të gatshëm ta huazojnë sulmuesin deri në fund të sexzonit dhe në këtë mënyrë do të zgjidhin një nga “hallet” e skuadrës në majën e sulmit. Mbetet të shihet nesë ky operacioin do të konktretizohet apo jo. /Newsport.al/