Skuadra italiane kërkon me ngulm Rei Manajn

Sampdoria është në kërkim të një sulmuesi dhe sipas mediave italiane po vlerësohet afrimi i shqiptarit Rei Manaj. Lajmin e bën të ditur “Gazzetta dello Sport”.

Manaj është pa ekip prej disa kohësh. Skuadra e tij e fundit ishte Ëatford, por palët vendosën të ndërprisnin kontratën.

Rei Manaj e njeh mirë futbollin italian ku është aktivizuar me shumë skuadra në nga Serie C tek ajo A.

Manaj ka qenë pjesë e Inter, Pescara, Cremonese, Pisa e Spezia. Ekipi i Sampdoria që këtë sezon do të jetë në Serie B dhe synon rikthimin në elitë mund të jetë etapa e radhës e 26-vjeçarit. Te skuadra nga Xhenova trajner është emëruar Andrea Pirlo.


Shtuar 30.07.2023 19:26