Skuadra e madhe Evropiane i ofron 12 milion euro në sezon Donnarummas

Milan është i gatshëm t’i ofrojë portierit Gigio Donnarumma kontratë të re me vlerë 8 milionë euro për sezon, por italiani ka pranuar ofertë prej 12 milionë euro tjetërkund.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, vazhdojnë komplikimet mes “Rossonerëve” dhe portierit italian.

Donnarumma thuhet se është në pritje të konfirmimit që edicionin tjetër do luajnë në Ligën e Kampionëve, para se të nënshkruajë rinovimin e kontratës.

Milan i ka vendosur në tavolinë kontratë me 8 milionë euro në vit dhe besojnë se mjaftojnë për ta bindur ‘gardianin’.

Por, sipas gazetës italiane, agjenti Mino Raiola ka pranuar një propozim nga një skuadër e madhe, emri i së cilës nuk dihet me vlerë 12 milionë euro për sezon.

Ka spekulime që mund të jetë PSG-ja që dëshirojnë të investojnë në lojtar të rinj dhe ta zëvendësojnë Keylor Navasin./


Shtuar 6.04.2021 01:04