Mbrojtësi i Inteit, Milan Skriniar së fundmi ka pranuar se nuk do të ishte kundër ndryshimit të ambientet për të provuar një eksperiencë të re.
Mbrojtësi sllovak ndër vite ka qenë shumë i kërkuar nga skuadrat e mëdha evropiane, por ishte i fokusuar te puna me skuadrën e Inter.
Skuadra si PSG, Real Madrid dhe Barcelona janë të përmendura si opsione për të, derisa edhe në Premier League gjen tërheqje.
“Një eksperiencë e re jashtë kufirit asnjëherë nuk është e keqe, por kur e them këtë, duhet shtuar se jam shumë i lumtur tek Inter dhe me jetën në Milano”, ka thënë Skriniar.
“Nuk po e mendoj largimin, jam i lumtur këtu. Kurrë nuk i dihet çfarë ndodh, megjithatë. Ne akoma nuk kemi folur për rinovimin, meqë kontrata ime skadon në vitin 2023”, shtoi sllovaku.
Kontrata e Skriniar me Inter skadon në qershor të vitit 2023. Mbetet të shihet cila do të jetë e ardhmja e tij.