Skandali me Rooney, 3 modelet marrin kërcënime me vdekje (FOTO LAJM)

Ditët kalojnë, por skandali i lidhur me fotot e rrëmbyera Wayne Rooney nuk duket se ka për qëllim që t’i lërë faqet kryesore të mediave angleze.

Trajneri i Derbi Kauntit u përfshi në skandalin e radhës pak javë më parë, ku në një diskotekë ftoi vajza të të 20-ave në dhomën e tij dhe më pas u fotografua nga ato në gjendje të dehur. Sot protagonistet në fjalë thonë se po marrin kërcënime me vdekje.

“Dolën për të festuar pas një periudhe të vështirë izolimi dhe sigurisht që vlerësuan idenë që një person si Runi donte të kalonte kohë me to. Por nuk bënë asgjë të gabuar për të merituar këtë si përgjigje. Kanë marrë kërcënime me vdekje”, tha një burim i afërt i tyre për “The Sun”. Njëra prej vajzave është modele e njohur në “Instagram”, por gjatë kësaj periudhe ato nuk janë shfaqur shumë në rrjetet sociale.


Shtuar 9.08.2021 14:30