Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në kampionatin turk të futbollit, ku presidenti i Ankaragücü është futur në fushë dhe ka goditur me grusht arbitrin e ndeshjes.
Rasti ka ndodhur gjatë ndeshjes Ankaragücü-Rizerspor e cial përfundoi në barazim 1-1.
Pas ndeshjes presidenti Faruk Koca nuk i ka pëlqyer aspak arbitrimi i Umut Meler, dhe për pasojë e ka goditur me grusht këtë të fundit duke i nxirë syrin.
Atje ndërhynë lojtarë të tjerë, trajnerët dhe sigurimi që ndaluan sulmin e mëtejshëm mbi Meler. Ky i fundit u shtri në fushë duke mbuluar kokën me duar për të mos pësuar të tjera dëmtime.
Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, njoftoi se Koca ndodhet në spital tashmë ku ruhet me forca sigurie. Pas procedurave mjekësore ai do të shoqërohet në polici.
Koca është i njohur në Turqi pasi ka shërbyer edhe si politikan. Pas incidentit, Federata turke e Futbollit ka thërritur një takim të jashtëzakonshëm.
Pas mbledhjes klubet kanë vendosur të pezulojnë kampionatin për pak kohë deri në një vendim të dytë.