Situata e Ronaldos ende në “tym”, Sportingu vazhdon të ëndërrojë për një rikthim të mundshëm

Skuadra e Sportingut të Lisbonës është ende e interesuar për të siguruar shërbimet e Cristiano Ronaldos.

Portugezi e bëri të qartë gjatë kësaj merkatoje që dëshiron të largohet nga United, për një skuadër e cila militon në Champions League, por jo vetëm kaq.

CR7 do një skuadër e cila ka aspirata për këtë kompeticion, pra një nga skuadrat më të mira momentalisht në top 5 ligat Evropinane.

Mirëpo duket se asnjë nga ato skuadra të cilat ai kërkoi të kalonte, e refuzuan atë, e tani në tavolinë ka qëndrimi te “Djajtë e Kuq” dhe të luajë në Europa League, ose të rikthehet aty ku e nisi, Sportingu, i cili luan në Champions, por nuk prenton ecuri.

Gjithësesi pritet që CR7 ta sqarojë situatën e tij pas pak ditësh në një intervistë, pasi ditën e djeshme me anë të njoftimi në Instagram u shpreh mediat gënjenin./albeu.com