Situata e Mbappe, Leonardo i thotë të gjitha: Nuk e ndalim, por oferta e Realit është shumë larg nga çfarë kërkojmë

Leonardo ka folur për të ardhmen e Kylian Mbappe, derisa pranoi që francezi dëshiron kalimin te Real Madrid.

“Kylian Mbappe dëshiron t’i bashkohet Real Madridit dhe ne nuk do ta ndalojmë. Ne i kemi thënë jo ofertës së parë, por kushtet tona duhet të plotësohen, do shohim”.

“Kylian gjithmonë na ka premtuar se nuk do largohet falas. Kjo është çfarë na ka thënë gjithmonë”.

“Kemi bërë dy oferta të rëndësishme për Kylian: një për top lojtarë para dy muajve dhe një më shumë se këta lojtarë. Duam t’i dëshmojë se është i rëndësishëm, në qendër të projektit, por jo mbi projektin”.

“Oferta e tyre ishte si strategji, ofruan dhe priten të themi jo, në mënyrë që ata të thonë se provuan gjithçka, pastaj ta marrin falas verën tjetër. Çfarë janë duke bërë është e padrejtë, ilegale dhe e papranueshme. Kemi informacione se Reali nuk ka para, ka borxhe në Madrid”.

“Oferta e parë e Real Madridit është shumë larg nga çfarë kërkojmë. Po, ishte rreth 160 milionë euro, por është më pak sesa ne paguam për të në vitin 2017”.

“Nuk planifikojmë të flasim sërish me Real Madridin. Afati mbaron me 31 gusht në mesnatë. Kështu do mbyllet afati veror, jemi të qartë: E mbajmë dhe ne rinovojmë. Por, nuk e lejojmë të largohet në më pak se çfarë paguam sepse ne i detyrohemi para Monacos”.

“Asnjëherë nuk e kemi hapur derën për largimin e Mbappe. Asnjëherë. Njerëzit thonë se unë dua ta shesë dhe Nasser jo, por unë dhe Nasser mendojmë njëjtë. Por, nëse një lojtar dëshiron të largohet, do largohet në kushtet tona”, deklaroi ai për RMC Sport.

Reali ofroi 160 milionë euro, ofertë që mesa duket është refuzuar.


Shtuar 25.08.2021 17:06