Situata bëhet kritike, Juventusi ndërpret negociatat me Dybala

E ardhmja e sulmuesit Paulo Dybala bëhet edhe më e dyshimtë pasi drejtuesit e Juventusit kanë ndërperë edhe zyrtarisht negociatat për rinovimin e kontratës së tij, kanë raportuar mediumet italiane.

Juventusi i kishte ofruar Dybalas pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh por kërkesa e argjentinasit  për pagë prej 15 milionë eurosh në vit, ka bërë që krerët e “Zonjës së Vjetër” ta tërheqin prapa ofertën dhe të ndërperesin negociatat.

Në një situataë të tillë, mes palëve mbetet vetëm “divorci”.

Kujtojmë që nuk janë të pakta skuadrat që janë të interesuara për Dybala, ndoshta ka ardhur momentin për sulmin final./albeu.com


Shtuar 6.04.2021 11:15