Një simulim qesharak i Xhud Bellingham po bën xhiron e rrjetit. Bëhet fjalë për duelin mes Anglisë dhe Italisë, të zhvilluar ditën e djeshme, që përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të “Tre Luanëve”.
Në pjesën e dytë të sfidës, Bellingham mori një shtyrje nga Kristante, teksa menjëherë vendosi duart në kokë, edhe pse shtyrja e italianit, ishte në trup dhe nuk pati prekje në fytyrë.
Edhe pse me praninë e sistemit VAR është shumë e vështirë të vjedhësh Bellingham e provoi gjithsesi, por nuk është se qëlloi rezultative.