Elseid Hysaj nuk është kapiten i Shqipërisë. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka “graduar” mbrojtësin Berat Gjimshiti, vetëm një orë përpara ndeshjes së rëndësishme kualifikuese në Pragë ndaj “Çekisë”. Ky është vendimi i teknikut Sylvinho, pikërisht në këtë moment kaq vendimtar.
29-vjeçari Hysaj ka luajtur 76 ndeshje me Shqipërinë, ku ka shënuar edhe 2 gola. Kujtojmë që lojtari në fjalë ka qenë pjesë e kombëtares U17 dhe U21. Me interes të madh pritet të shikojmë Gjimshitin si kapiten.