Silvinjo planifikon titullarët, balotazhe në mbrojtje dhe sulm, si pritet të rreshtohet Kombëtarja kundër Andorrës

Këtë të enjte, Kombëtarja shqiptare do të luajë në orën 20:45, në stadiumin “FAF” të Andorrës, ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Prej ditësh, kuqezinjtë janë grumbulluar në Barcelonë, aty ku Silvinjo ka pasur mundësi që të përgatisë ndeshjen e parafundit në grup, por ndoshta më të rëndësishmen për ecurinë e Kombëtares kuqezi.

Dilemat për rreshtimin natyrisht që kanë qenë të shumta, duke parë formën e lojtarëve, por Silvinjo duket se e ka ndarë mendjen për t’i besuar heronjve që luajtën në Serbi, me balotazhe në sulm e mbrojtje.

Kështu, Strakosha është në portë, i ndihmuar në mbrojtje nga Hysaj në të djathë e Mitaj në të majtë. Në qendër do të jetë Gjimshiti, ndërkohë që balotazh ka mes Ajetit e Ismajlit, me këtë të fundit më të avantazhuar.Në mesfushë, Shehu, Asllani dhe Laçi do të jenë në ndihmë të 3 sulmuesve.

Broja do të jetë titullar në të djathtë, ndërkohë që në të majtë ka balotazh mes Hoxhës e Uzunit. Në qendër të sulmit, do të jetë Manaj.

 


Shtuar 13.11.2025 08:36