Silvinjo merr frymë lirisht, Ismajli nuk është dëmtuar

Nuk ka alarm për Ardian Ismajlin. Mbrëmjen e kaluar mbrojtësi shqiptar i Empolit u zëvendësua në minutën e parë të pjesës së dytë dhe të gjithë menduan ky vendim i D’Aversës ka qenë i dëtyruar nga ndonjë shqetësim fizik i lojtarit.

Sot mësohet se trajneri i Empolit ka vendosur për të larguar Ismajlin në mes të ndeshjes me Juventusin pasi ka dashur që ta ketë të freskët për ndeshjen e Serisë A.

Siç dihet Empoli këtë sezon rrezikon rënien nga kategoria dhe për D’Aversën ndeshja në transfertë me Xhenoan është një finale e vërtetë.


Shtuar 27.02.2025 18:28

Tags: