Silvinjo ka një mesazh për kuqezinjtë: Vazhdojmë përpara kështu…

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka përgëzuar skuadrën kuqezi për dy fitoret e arritura gjatë muajit tetor.

Braziliani thekson se këto fitore të rëndësishme kanë ardhur falë punës dhe përkushtimit të gjithsecilit dhe kërkon që të vazhdohet kështu edhe në ndeshjet e mbetura, për të bërë realitet një ëndërr, kualifikimin në Botëror.

“Sapo kemi mbyllur një tjetër periudhë të shkëlqyer së bashku me rezultate shumë pozitive. Jo vetëm për shkak të dy fitoreve të rëndësishme, por falë përpjekjes, performancës, përkushtimit dhe punës në skuadër të gjithsecilit. Vazhdojmë përpara kështu… gjithmonë me shpirt dhe zemër. Forca Shqipëri!”, shkruan Silvinjo në Instagram.


Shtuar 16.10.2025 17:29