“Sikurse luan, ashtu edhe stërvitet” – Bellingham nuk i la asnjë centimetër Modricit

Futbollistët e Real Madridit do të presin Manchester Cityn të martën në ndeshjen e parë nga dy ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pesë ditë para takimit me kampionët aktualë, skuadra e Real Madridit po përgatitet në stërvitje me intensitet të lartë, shkruan Marca që e vërteton këtë gjë me publikimi e një videoje.

Është e diskutueshme se kë do ta vendos Carlo Ancelotti në formacion, ndaj skuadrës së Pep Guardiolës.

Marca sjell një video më të shkurtër nga stërvitja në të cilën Jude Bellingham dhe Luka Modric janë në plan të parë.

Momenti në fillim të videos tregon Bellinghamin duke rrëshqitur në një luftë për topin dhe Modric duke kërcyer për të shmangur rrëzimin nga mesfushori anglez.

“Ndërhyrja e Bellingham ndaj Modric. Anglezi stërvit sikurse luan”, shkruan Marca.

Bellingham pa dyshim është ylli kryesor i Real Madridit në këtë stinor që është u pari për të. /Telegrafi/


Shtuar 5.04.2024 17:53