Shumë skuadra pas Haaland

Erling Haaland do të largohet nga Borussia Dormtund.

Talenti norvegjez do të shitet nga skuadra gjermane pas interesimit të ekipeve të mëdha evropiane.

Në garë për sulmuesin norvegjez janë skuadra si Chelsea, Bayern Munichu, Barcelona dhe Paris Saint-Germain. Pra skuadrat më të mëdha po synojnë transferimin e Haaland.

Dortmund për ta liruar Haaland po kërkon mbi 140 milionë euro.

21-vjeçari ka kontratë me Dortmund deri në vitin 2024.

Këtë sezon ka shënuar 17 gola dhe ka bërë pesë asistime në të gjitha garat.


Shtuar 12.12.2021 12:11