Ansu Fati po hyn në fazat e fundit të rikuperimit dhe së shpejti do t rikthehet në Barcelonë, sipas beIN Sports.
Pas kthimit, ai do të ekzaminohet nga mjekët e klubit për të përcaktuar hapat e ardhshëm. Për momentin i riu ndodhet në Madrid, ku punon me një trajner personal.
Sipas raporteve të mëparshme, Ansu do të kthehet në fushë në fund të prillit. Synimi i Barcelonës është të përgatisë lojtarin për sezonin e ardhshëm.
Fati ka luajtur 10 ndeshje për Barçën këtë sezon, duke shënuar pesë gola. Ai ka luftuar me lëndime në dy sezonet e fundit. /albeu.com/