Shteti Islamik kërcënon me sulm terrorist në çdo stadium që luhen çerekfinalet e Champions Ligës

Fondacioni Al Azaim, një medium i ngarkuar për shpërndarjen e mesazheve nga Shteti Islamik, ka bërë publike një imazh në të cilin kërcënohen stadiumet Parc des Princes, Santiago Bernabeu, Metropolitano dhe Emirates.

Sipas gazetës AS, grupi terrorist i njohur si Shteti Islamik ka kërcënuar të hënën mbrëma kundër katër stadiumeve që do të presin ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Fondacioni Al Azaim, një medium që është përgjegjës për shpërndarjen e mesazheve nga Shteti Islamik (Daesh, ISIS), ka bërë publike imazhin e një posteri që kërcënon Parc des Princes, Bernabeu, Metropolitano dhe Emirates me mesazh ‘Vritini ata’.

Sulmi i fundit nga Shteti Islamik ndodhi më 22 mars në Sallën e qytetit Crocus, një sallë e madhe koncertesh në Moskë.

Disa burra të armatosur, të veshur me uniforma ushtrie, kanë shpërthyer brenda dhe kanë qëlluar me automatikë në drejtim të publikut të pranishëm. Aksioni kriminal la 143 të vdekur dhe rreth 200 të plagosur.

Kërcënimi i kësaj të hëne vjen pasi më 30 mars, media Sarh al-Khilafah, e lidhur me ISIS, publikoi një imazh në të cilin bën thirrje për sulme kundër njerëzve që ishin në Allianz Arena të Mynihut, për të parë ndeshjen mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

Delegacioni qeveritar i Madridit ka aktivizuar dy pajisje sigurie përpara dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve këtë javë në kryeqytetin e Spanjës.

Të dy ndeshjet, Real Madrid-Manchester City dhe Atletico-Borussia Dortmund, janë shpallur me rrezikshmëri të lartë nga Komisioni Kundër Dhunës dhe do të përfshijnë më shumë se 3000 trupa mes tyre.

Pothuajse 8,000 tifozë të Manchester City dhe Borussia Dortmund pritet të mbërrijnë në Madrid.


Shtuar 9.04.2024 13:48