Shqipëria si surprizë e madhe në grup, renditja e re e FIFA-s nxjerr keq Serbinë

Renditja e re e FIFA-s tregon “Top 10” vendet e renditura më mirë, dhe që tashmë kanë humbur mundësinë të jenë në Botërorin 2026.

Serbia si vend i 37-të, është edhe përfaqësuesja e pozicionuar më mirë.

Shqipëria konsiderohet kështu si surprizë e madhe në Grupin K. Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset me 1 pikë më tepër se serbët.

Ndeshja në Leskovac rezultoi vendimtare, për të shtruar rrugën drejt Botërorit. Goli i Rei Manajt ndaj Serbisë, i dha ekipit të Silvinjos avantazhin, për të qenë përpara në renditje.

Në “Top 10” skuadrat, bie në sy po ashtu se të gjitha pozicionohen më mirë se Shqipëria në renditjen e FIFA-s.

Fakt është se duke pasur parasysh skuadrat që do luajnë në fazën “play off”, surpriza të tjera priten.

“Top 10” skuadrat e renditura më mirë në FIFA, dhe që kanë humbur mundësinë për të qenë në Botëror

Serbia, vendi 37

Nigeria, vendi 38

Hungaria, vendi 40

Venezuela, vendi 48

Kosta Rika, vendi 49

Peru, vendi 51

Kili, vendi 52

Mali, vendi 53

Sllovenia, vendi 55

Kameruni, vendi 57


Shtuar 19.11.2025 13:05