Italia pëson një tjetër goditje teksa jemi në prag të fillimit të Euro 2024.
Qendërmbrojtësi i Atalantas, Giorgio Scalvini pësoi një dëmtim përballë Fiorentinas që i ‘ngriu gjakun’ trajnerit të Azzurrëve, Luciano Spalleti që ndiqte ndeshjen nga tribuna.
Tashmë është zyrtare dhe talenti italian ka humbur Europianin me përfaqësuesen e tij.
Pas ekzaminimeve të bëra mëngjesin e sotëm, dëmtimi ka rezultuar serioz duke bërë që Scalvini të mos udhëtojë me Italinë drejtë Gjermanisë.
Pas Acerbit, mbrojtësi i Atalantës bëhet lojtari i dytë që “lë në baltë” Italinë, me trajnerin Spalletti që tashmë ka ftuar në kombëtare, Federico Gattin.
Kujtojmë se aventura e Italisë në EURO 2024 do të nisë përballë Shqipëirsë.
Sfida që do të zhvillohet më 15 qershor në “Signal Iduna Park” në Dortmund, do të startojë në orën 21:00.