Shqipëri – San Marino, mbyllen 45 minutat e para: “Kuqezinjtë” në avantazh minimal (VIDEO)

Kanë përfunduar 45 minutat e para mes Shqipërisë dhe San Marinos  në “Elbasan Arena” në kuadër të kualifikueseve të botërorit, Katar 2022.

“Kuqezinjtë” edhe pse kanë dominuar gjatë gjithë pjesës së parë, nuk kanë arritur të shënojnë me shumë se një gol me Rei Manaj në minutën e 31’.

Rast të mirë pati edhe Uzuni në minutat e para, por topi kaloi  ngjitur me shtyllën.

Në krehun tjetër, San Marino ka menduar vetëm për mbrotjen duke mos e rrezikuar asnjë herë portën e cila mbrohet nga Strakosha. /albeu.com/


Shtuar 8.09.2021 21:38